Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, vazhdon aktivitetin intenziv në përmbushjen e detyres dhe obligimit ndaj qytetarëve, duke qenë poashtu një nga politikanët e zëshëm të skenës politike në Kosovë.
Dushi, që gjithashtu është kryetar i Degës së dytë të LDK-së për Komunën e Prishtinës, në faqen e tij në Facebook ka njoftuar për takimin e rregullt të Kryesisë së Degës së Dytë, ku u diskutua lidhur me përgatitjet për fushatën zgjedhore, zgjedhjet dhe tubimin e madh të Prishtinës më 7 nëntor!
Në postimin pasues, Drejtori aktual i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, shkruan:
“Pushteti i frikësuar nga vullneti i qytetarëve të vendit për ndryshim, ka filluar të bëhet i frikshëm dhe cenues i lirive dhe të drejtave tona kushtetuese!
Historikisht, asnjë regjim nuk ka arritur ta ruaj e mbajë pushtetin me metoda të tilla.
Të gjitha diktaturat, madje edhe ato në tentativë, e kanë përfundimin e njëjtë!”