LDK i ka prerë shiritin fushatës zgjedhore me një tubim madhështor në Prishtinë, ku është prezantuar edhe lista me kandidatët për Deputet në Kuvendin e Kosovës.
Numri 34 në listën e kandidatëve nga lista e LDK-së, i takon politikanit vizionar Florian Dushi.
Pas tubimit të jashtëzakonshëm, Dushi ka shkruar në faqen e tij në Facebook:
“Madhështia e lirisë dhe demokracisë, vlera bartëse e të cilave ishte dhe mbetet vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sonte qytetarët e Kosovës në zemër të kryeqytetit, masivisht i dhanë vulën e fitores LDK-së, kryetarit të saj, kandidatëve për deputet dhe programit qeverisës.
Ndryshe nga ata që propagandojnë, përçajnë e nuk punojnë, LDK premton punë e përkushtim për ndryshimin e madh që i duhet vendit”.