fbpx

Florian Dushi : Vazhdojmë tutje me dashni e vullnet për Prishtinën tonë

nga Revista Kosovarja

“Një vit me mjaftë sfida por jo pak punë”, shkruan sot në rrjete sociale, Florian Dushi, me rastin e njëvjetorit të marrjes së mandatit si Drejtor i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë rast, vlen të përmendim se Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi që nga ardhja në udhëheqjen e komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë disa aksione të ngjashme në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve, të cilët po i mirëpresin dhe mbështesin punët që po i kryen ky drejtorat.

Ju kujtojmë, se ndryshimet e para pozitive të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit, janë lirimi i hapsirave të uzurpuara, pastrimi i vendeve që ishin shndërruar në deponi mbeturinash dhe që janë bërë tashmë lulishte, kryerja e punëve në rrugën “Muharrem Fejza” si dhe aksione tjera në kryeqytet , si me largimin e reklamave të vendosura pa leje dhe largimin e terasave ilegale të disa lokaleve, që ua kthen shpresën qytetarêve të kryeqytetit se premtimet e dhëna nga qeverisja e re komunale do realizohen me sukses.

Nga aksionet, veçohet, pastrimi pas një periudhe gati tetë vjeçare i parkut të “Tokbashqes”, hapësirat e tjera afër QKUK-së, eth. Kur jemi tek QKUK, kujtojmë aksionin e largimit të shitësve ambulant, të cilët pothuajse e kishin bllokuar edhe hyrjen në QKUK.

“Puna jonë nuk ndalet dot. Sulmet e atyre që për tetë vite rresht katandisën kryeqytetin, na bëjnë akoma më të fortë e më të vendosur në angazhimin tonë për rend e rregull në Prishtinë. Si Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit, i siguroj të gjithë qytetarët e Prishtinës se asnjëherë nuk do të nxjerr e as zbatoj vendime selektive”, thotë Florian Dushi duke e përfunduar me
“Vazhdojmë tutje me dashni e vullnet për Prishtinën tonë. Ky është vetëm fillimi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]