Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Florim Ejupi e dokumenton se ka qenë në Gjermani kur u vra Oliver Ivanoviq

nga Revista Kosovarja

Florim Ejupi që akuzohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, se ka vrarë Oliver Ivanoviqin, i ka mohuar akuzat e tilla. Ai madje ka nxjerr një dokument ku sipas tij, vërtetohet se ka qenë në Gjermani duke ndjekur një kurs në momentin kur u vra Oliver Ivanoviq.

Mbi artikull

“E falënderoj zotin dhe shtetit ku jam (Gjermanisë) që këta nuk merren me thashetheme. Ky shtet e di ku kam qenë. E kësaj radhe Vuciç ia ka futur kot”, ka thënë Ejupi.

Ai gjithashtu foli edhe për vrasjen e Tahir Zemajt për të cilën përsëri akuzohet nga Serbia.

“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, ka thënë Ejupi në Dukagjin.

Moneytizer Paragrafi 4

Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]