Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sonte Rezarta Shkurta feston në ‘Adriatik Hotel’

nga Revista Kosovarja

Mes shumë dhuratash e surprizash për ditëlindje, Rezarta Shkurta, lajmërohet duke ia kaluar bukur në hotelin më të preferuar të VIP-ve, ADRIATIK HOTEL, së bashku me mikeshën e saj.

Mbi artikull

Artistja dhe njëherësh biznesmenia e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka vendosur që festën e ditëlindjes së saj ta kalojë në njërin ndër hotelet më të bukura dhe më të frekuentuara nga figurat publike, Adriatik Hotel, në qytetin e Durrësit.

Nga postimet e InstaStory, në llogarinë zyrtare të artistes në Instagram, shihet se ajo po kalon momente të mrekullueshme edhe nën shoqërinë e mikes së saj të ngushtë, biznesmenes tjetër, Anxhela Faber.

Moneytizer Paragrafi 4

Na ana tjetër, edhe stafi i ADRIATIK HOTEL nga fotot e postuara në Instagramin zyrtar, duket se ka treguar një kujdes të veçantë, që mysafires speciale t’i bëjë një surprizë të këndshme, teksa ka shtruar edhe një darkë romantike, duke hedhur edhe një foto me urimin më të bukur, për ditën e lindjes së saj.

Kështu pra, me aq sa kemi parë, Rezarta dhe Anxhela, po kalojnë një festë të mrekullueshme tek Adriatik Hotel, duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe pishinën e bukur dimërore dhe SPA-në luksoze të këtij hoteli magjik me 5 Yje.

Për fund, mund të themi se, nuk kanë munguar as dhuratat e shumta për ditëlindje, që Rrezarta ka pranuar nga kolegë të saj artistë, por dhe biznesmen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]