Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

nga Revista Kosovarja

Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në Shqipëri kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos.

Mbi artikull

Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete, raporton Topchanel.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Vëmendja është përqendruar në hyrje, për shkak të fluksit më të madh të lëvizjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Fluksi pritet të vijojë me intensitet të lartë deri më 15 gusht, kur ferragost (mes gushti) në Itali sjell në atdhe valën më të madhe të shqiptarëve të diasporës, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]