Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fluks në disa pika kufitare mëngjesin e së shtunës

nga Revista Kosovarja

Mëngjesi i së shtunës solli fluks në disa prej pikave kufitare të vendit, me mërgimtarët të cilët duket se po kthehen në vendet e tyre, pasi pritjet më të gjata janë në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë pritjet në dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e automjeteve është 800 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 45 minuta ndërsa radha e kolonave është 100 metra.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 150 minuta, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër. Ndërsa në hyrje radha e automjeteve është 70 metra ndërsa pritjet shkojnë deri në 10 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 40 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 100 metra. Në hyrje, radha është deri në 70 metra ndërsa pritjet deri në 35 minuta.

Moneytizer Paragrafi 4

Në Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në dhjetë minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 50 metra. Në hyrje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 70 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Të dhënat janë të orës 8:00 të ditës së sotme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]