fbpx

Formohet Klubi Letrar “Pena e artë” në Viti

nga Revista Kosovarja

Me iniciativën e letrarëve dhe profesorëve, të shtunën që shkoi, në Viti u themelua Klubi Letrar “Pena e artë”.

Klubi mori nismën e këtij aktiviteti, nga Kuvendi i punës që zgjodhi kryetar të klubit letrarin Zymer Haliti.

Në tubimin e mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Viti, morën pjesë aktivistja Flora Brovina, disa ish-aktore, profesorë, letrarë e poetë, si dhe shumë emra të poetëve të rinj që kanë dal me përmbledhje poezish dhe që janë të pranishëm në rrjete sociale.

Klubi Letrar “Pena e artë”, që mëton të jetë një zë i të gjithë letrarëve në Kosovë, ka përfshirë në vete poetë dhe letrarë nga gjithë Kosova dhe synon të mbulojë veprimtarinë e të rinjve me botime të financuara që do të vijnë nga destinacione të ndryshme.

Kryetari i zgjedhur, Zymer Haliti, në prezantimin e programit të punës së klubit, ndër të tjerash, tha:

“Klubi Letrar “Pena e artë” është model i disa klubeve që funksionojnë në Maqedoni e Shqipëri dhe do të jetë zë i letrarëve të rinj…

Duke ditur se hapësira letrare në Kosovë tashmë është gati e pamundur për talentet e rinj, morëm këtë hap që ata të kenë ku të prezantojnë veprimtarinë e tyre.

Klubi do të mbajë orë letrare sipas planit të Kryesisë, duke emëruar edhe ekipin redaktues.

Po ashtu, me qëllim të stimulimit të talenteve, klubi do të organizojë edhe konkurse letrare sipas planit zhvillimor”.

Për fund, mund të themi: Një nismë e mbarë për pendët e reja.
Dhe, jo vetëm ato… S. Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]