fbpx

Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael

nga Revista Kosovarja

Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sulmet hakmarrëse të raketave iraniane goditën shtëpitë në Izraelin qendror.

Të paktën tre persona u vranë dhe 20 u plagosën kur Rishon LeZion, një periferi e Tel-Avivit, u godit nga një breshëri raketash herët në mëngjes, raporton “Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

Një oficer policie u pa duke e mbajtur foshnjën, e cila shërbimet e emergjencës thanë se ishte plagosur lehtë.

“E tërhoqa në krahët e mi dhe pastaj ia dhashë oficerit të parë të policisë që pashë, dhe pastaj fillova të nxirrja të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”, tha Idan Chen, kapiteni i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

“Ndërsa po e bënim këtë, kishte njerëz të bllokuar në shtëpinë sipër dhe pranë – dhe përballë kishte një zjarr”, i tha ai agjencisë izraelite të lajmeve “Walla”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]