Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Foshnjat e lindura në vjeshtë mund ta kenë këtë problem shëndetësor

nga Revista Kosovarja

Foshnjat e vjeshtës kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga alergjitë ushqimore, astma dhe alergjitë në polen, kanë zbuluar shkencëtarët.

Mbi artikull

Studiuesja Dr Jessica Hui, e Shëndetit Kombëtar të Hebrenjve në Denver të SHBA-ve, deklaroi se”Çdo fëmijë i trajtuar në klinikën tonë, të lindur në vjeshtë, kishin më shumë të ngjarë të kishin alergji e astmë”, shkruajnë mediet britanike.

“Tani jemi duke mësuar më shumë se pse po ndodh kjo, por ne besojmë fuqimisht se buron nga bakteret në lëkurë”.

Shumica e alergjive, besojnë shkencëtarët, fillojnë gjatë foshnjërisë kur alergjenet kalojnë nëpër lëkurë të thatë ose të çarë, duke shkaktuar një reaksion zinxhir të sëmundjes alergjike të njohur si ‘marshimi atopik’.

Moneytizer Paragrafi 4

Fëmijët që vuajnë nga ekzema shpesh kanë nivele të larta të baktereve të dëmshëm të njohur si staph aureus në lëkurën e tyre, gjë që ul aftësinë e tyre për t’i mbajtur larg alergjenet ose patogjenet që shkaktojnë sëmundje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]