fbpx

Fotografi gjithandej kufijve, kamera e targa të veturës, në kërkim për arrestimin e Sokol Halilit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës po vazhdon ta kërkoj të dyshuarin për vrasjes e ish gruas së tij, që ndodhi mbrëmë në oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, gjegjësisht para gjinekologjisë.

Sokol Halili deri në këto moment nuk ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, ani pse kërkimin për të po vazhdon gjithandej vendit.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazeta Blic, se policia po vazhdon kërkimin dhe ka disa lokacione që tashmë janë bastisur e kontrolluar.Fillimisht Sokol Halili ishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa vende të ndryshme, por që deri në këto momente nuk dihet vendndodhja e tij.

Burime nga Prokuroria që po merret me këtë rast, kanë thënë se tashmë fotografia e të dyshuarit Sokol Halili është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.“Kemi tabelat e veturës, kemi disa inçizime të kamerave nga lëvizjet e tij…. dhe prokuroria bashkë me policinë e Kosovës po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin”, thotë ky burim.

Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe përmes policisë së Kosovës të publikohen edhe fotografi të të dyshuarit në media, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve të vendit, për kapjen e Sokol Halilit.

Ky i fundit mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se ka vrarë ish gruan e tij, e cila ishte shtatzënë dhe po priste të lindte fëmijën.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot para mediave se shtatzëna e vrarë e kishte raportuar bashkëshortin e saj në korrik të këtij viti për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.Haxhiu, pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.

Haxhiu, pas takimit ndërministror, ka hedhur akuza në drejtim të KGjK dhe KPK-së. Ajo ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë, pasi sipas saj, i dyshuari me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.“Pesë ditë, dy jetë të humbura dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale dhe sipas informacioneve nga Polica e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”, tha Haxhiu.

“Në momentin që do të verifikohet që vërtetohet personi do të jap dorëheqje, kompetencat janë të ndara, nëse shohim që ka dështuar do të ketë dorëheqje do të ketë shkarkim. Kjo neglizhencë po inkurajojnë kriminelët, asnjë prokurorë asnjë gjyqtarë nuk ka dhënë dorëheqje. Do të ketë dorëheqje e shkarkime, por edhe përgjegjësi penale”, tha Haxhiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]