fbpx

Franca ndalon duhanin në hapësira publike pranë fëmijëve, masa nis nga 1 korriku

nga Revista Kosovarja

Franca ka njoftuar një ndalesë të re të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike të hapura ku ka prani të fëmijëve, duke përfshirë plazhet, parqet, shkollat, kopshtet publike, stacionet e autobusëve dhe zonat sportive.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.

“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë,” tha ajo për gazetën Ouest-France, duke theksuar se liria për të pirë duhan nuk duhet të cenojë të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër.

Shkelja e ndalimit do të ndëshkohet me një gjobë prej 135 eurosh, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga policia. Edhe pse cigaret elektronike për momentin janë të përjashtuara, Vautrin paralajmëroi se po shqyrtohen kufizime të reja për përmbajtjen e nikotinës në to.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]