fbpx

Françeska Murati zbulon çfarë i tha bashkëshorti për deklaratën virale

nga Revista Kosovarja

Dy nga gjërat për të cilat ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, do mbahet mend janë batuta me Eglën dhe ajo me Dorinën.

Në situatën e parë, teksa Françeska po bisedonte me Eglën, i drejtohet asaj duke i thënë ‘të hëngsha prillin unë ty’. Ky fragment shkaktoi shumë të qeshura te banorët e tjerë, të cilët duket se fjalën ‘prill’ e morën në një kuptim tjetër.

Ndërsa në të dytën, kur u pyet nga Romeo nëse ishte xheloze për bashkëshortin për largësinë e tyre teksa ajo ishte në BBV, Françeska tha se e ka lënë me shoqen e tij të ngushtë, “Dorinën”.

E ftuar në emisionin “Wake Up” sot ajo u pyet se si bashkëshorti i saj i ka pritur komentet virale.

“Unë nuk e kisha idenë fare, fare. Madje në një nga momentet unë thashë me mikrofon fikur nuk ka dëgjuar njeri, ishte një kështu… Madje në momentin e parë që kam dalë nga shtëpia dhe dikush më priti jashtë dhe më tha një fjali nga ato me spec që kam thënë, ngela e thashë ça pati ky që ma tha. ‘Hë mo prillo si je?’. E pastaj në studio edhe Ledioni, thashë ça thua. Sa kam hyrë në makinë me bashkëshortin më tha ‘Zemra ime, je bërë virale’. Unë e shokuar totale”, tha Françeska duke qeshur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]