fbpx

Françeska për Eglën: I çova kostumin dhe ma ktheu

nga Revista Kosovarja

Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP3” do t’ia dërgojë ajo.

Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha:

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht.

Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës.

Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]