fbpx

Françeska thyen heshtjen pas lajmeve për zjarrin në apartament

nga Revista Kosovarja

Pas lajmeve që qarkulluan në media dhe rrjete sociale se apartamenti i saj ishte përfshirë nga flakët, Françeska Murati ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një postimi në Instagram.

Me një video ku shihet duke kryer punime në banesë, ajo ka dhënë një mesazh qetësues për të gjithë ndjekësit e saj.

“Gjithçka është në rregull,” shkruan Françeska, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që i shkruan për të pyetur nëse ishte mirë.

“Mbështetja juaj më preku shumë. Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos me hap panik kot me video të tilla,” vijon ajo, duke sqaruar se nuk ka pasur ndonjë rrezik serioz.

“Na tmerruat kot, ishte një zjarr i vogël te kati poshtë që u shua shumë shpejt,” theksoi ndër tjerash Françeska.

Sipas saj, gjithçka është vënë nën kontroll brenda pak minutash, falë administratës së ndërtesës dhe përkujdesjes së menjëhershme.

Ajo gjithashtu pati edhe një reagim ndaj kritikuesve të cilët e akuzojnë që nuk ka bërë një ditë punë në jetë.

Shihni reagimin e saj më poshtë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]