fbpx

Frashër Krasniqi: Për veriun 11 milionë, për UÇK-në dosje

nga Revista Kosovarja

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, është lajmëruar në Facebook, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ai ka publikuar në këtë rrjet social një fotografi nga momenti i arrestimit të tij, derisa ka shkruar për pagesën e rrymës në veri e UÇK’në.

“Për veriun 11 milionë. Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale. Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/FrasherKrasniqi20/posts/1203251570111499

Ndryshe, Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo për Express.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]