fbpx

“Frikësim” e “shantazh”, reagon Sindikata e Administratës për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e arsimit

nga Revista Kosovarja

“Frikësim” e “shantazh”, reagon Sindikata e Administratës për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e arsimit

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), e ka quajtur tendencë frikësimi vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e arsimit.

Pos frikësim, ko sindikatë thotë se është edhe shantazh dhe diskriminim.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore tanimë e thëne nga të gjithë, por s’mjafton kjo e fatkeqësisht shkelëse e ligjit bëhet vetë Qeveria, e cila në rrethana normale do duhej të jetë zbatuese e drejt dhe transparente e ligjeve”, thuhet në komunikatë.

“Por, siç shihet kjo Qeveri ka për mision shkatërrimin sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë dhe të menduarit ndryshe. Kjo tendencë është e rrezikshme dhe duhet distancuar nga kjo formë e të menduarit dhe vepruarit nga kjo Qeveri”.

“Sindikata e Pavarur e Administratës të Kosovës, qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut dhe i siguron që ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35 ditor, prapë do të jemi deri në realizimin e kërkesave tona të drejta e legjitime”, mbaron komunikata për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]