fbpx

Frizeri i famshëm Prek Karricaj bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, i ndryshon meshkujt e shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Ai është i jashtëzakonshëm, sepse ka arritur që punën e tij kreative dhe unike si frizer ta afirmoj gjjthëandej.

Prek Karricaj është pronar i katër salloneve të famshme “Coiffeur Karricaj” në Zvicër, në kantonin e Aragaut.

Mjeshtri i flokëve, Prek Karricaj që jeton dhe punon në Zvicër, në kantonin e Aragaut, së fundi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”.

“Coiffeur Karricaj”, direkt nga Zvicra kanë zbarkuar në shtëpinë e “BBVK” për t’iu prerë dhe rregulluar flokët banorëve meshkuj të shtëpisë së famshme.

Duke nisur nga Vedati, Stresi, Andi, Artani, Blasta e Bruno, të gjithë janë ndarë tejet të kënaqur me prerjen dhe stilin e flokëve, madje ata kanë biseduar edhe më pas për prerjen dhe rregullimin fantastik nga maestro Prek Karricaj.

Një moment shumë interesant, ka qenë puna me flakë, duke krijuar spektakël të vërtet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]