fbpx

Frutex këtë vit do të përpunoj 2 milion kilogramë mollë

nga Revista Kosovarja

Me rritjen e kërkesave të tregut vendor dhe atij ndërkombëtar për lëngjet Natural100%, kompania Frutex këtë vit do të rrisë edhe sasinë e përpunimit të mollës.

Kështu këtë vit do të përpunojë mbi 2 milion kilogram mollë, me të cilat do të prodhojë lëngje 100% me përmbajtje të frutave.

Një pjesë të tyre do ta sigurojë nga plantacionet vetanake, kurse pjesën më të madhe do ta grumbullojë nga fermerët e tjerë të cilët tani kanë një derë të hapur për bashkëpunim.

Do të jetë mundësi e mirë për fermerët, sepse në të kaluarën kanë pasur problem për të siguruar treg për to.

Frutex vazhdon të zgjerohet me prezencë në tregjet ndërkombëtare duke u bërë një ndër kompanit më të mëdha eksportuse në Kosovë, duke eksportuar në mbi 25 vende të ndryshme të botës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]