Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur angazhimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) në trajnimin ushtarak të organizuar me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana, SHBA.
Në një postim në Facebook, ambasada thekson se ky është një moment historik që pasqyron forcimin e partneritetit të mbrojtjes midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Një forcë e bashkuar në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC, ndërsa ata stërviten krah për krah me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane,” thuhet në postimin e ambasadës.