fbpx

FSK-ja bën deminimin e një mjeti shpërthyes në Klinë

nga Revista Kosovarja

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Klinë, se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të tipit L-3.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Nuk raportohet për ndonjë incident, teksa rasti ka ndodhur gjatës mesditës të së dielës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]