fbpx

FSSHK kërkon takim urgjent me Osmanin, Kurtin e Konjufcën

nga Revista Kosovarja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se i është adresuar me kërkesa për takim urgjent krerëve të shtetit.

Sipas njoftimit për media të FSSHK-së, mantelbardhët po kërkojnë takim me presidenten, Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqatat sindikale, odat e profesionistëve shëndetësorë ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]