fbpx

Fundoset anija më e madhe e marinës së Iranit

nga Revista Kosovarja

Anija më e madhe e marinës së Iranit, Kharg, u fundos pasi mori flakë në Gjirin e Omanit.

Ekuipazhi u shpëtua në mënyrë të sigurt, raportuan mediat iraniane.

Asnjë shpjegim i mëtejshëm nuk u dha për incidentin e fundit në rrugën ujore të ndjeshme, derisa ka pasë akuza për sulme ndaj anijeve në pronësi të armiqve të Iranit dhe Izraelit.

Televizioni shtetëror tha se zjarri në anijen detare të tonazhit më të lartë të Iranit filloi rreth orës 02:25 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës lokale, afër portit iranian të Jask, ku ishte në një mision trajnimi.

“Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar anijen ishin të pasuksesshme dhe ajo u fundos”, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.

Gjiri i Omanit lidhet me ngushticën e Hormuzit ku kalon rreth një e pesta e naftës në botë.

Operacionet e shpëtimit për Kharg vazhduan për orë të tëra, sipas televizionit shtetëror.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]