fbpx

Fushë – Arrëz: Nëna dhe dy vajzat vdesin pas kontaktit me energjinë elektrike

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrëz.

Nëna së bashku me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike” njoftoi policia.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Ka qenë një nga familjarët që i ka konstatuar viktimat dhe më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]