fbpx

Fushë Kosovë: Ndërron jetë njëvjeçari, dyshohet se e aksidentoi babai me veturë

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të marteje, pasi është aksidentuar nga një automjet në borrin e shtëpisë së tij.

Vdekja e tij është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur ai është dërguar aty rreth orës 16.00 si pasojë e lëndimeve të marra, konfirmojnë policia, për klankosova.tv.

Dyshohet se fëmija ishte aksidentuar nga babai i tij.”Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktuaisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha zyrtari për informim i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]