fbpx

Fustane deri në 12 mijë euro? Leonora Jakupi: Kam veshje nga 5 euro

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja ka demantuar lajmet e mediave të shkruara lidhur me pretendimet se vishet shtrenjtë.

Leonora Jakupi, shpesh është komentuar në media rozë se veshjet e saj kanë shifra të larta parash.

E ftuar në programin e moderatores, Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, artistja shqiptare u deklarua se mund të ketë diçka aty-këtu ndonjë veshje që ka kosto të lartë.

“Nuk janë të vërteta realisht. Ka diçka aty këtu që mund të ketë një kosto më të lartë, por që gjithmonë duhet me e ble një material me e qep me ndonjë dekorim por që jo, realisht nuk iu kushtoi shumë gjërave materiale rendësi. Por që si vajza që jemi, kemi dëshirë ta ndjekim një çikë edhe modën”, tha Lenora.

Tutje, e pyetur se sa është shuma e parave për veshjen me të lirë nga garderoba e saj, këngëtarja e hitit “A vritet pafajësia”, tha se ka veshje më të lirë, prej 5 deri në 10 euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]