fbpx

Futbollisti Eros Grezda i jep fund beqarisë, kurorëzohet me Ajsel Abazin

nga Revista Kosovarja

Futbollisti shqiptar Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi, ka kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Por çifti lidhjen e tyre e kanë dërguar tutje.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ për Vitin e Ri, ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zotëriu dhe Zonja Grezda.

“Zotëriu dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]