fbpx

Futbollisti i Interit viziton Kosovën, kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë me të dashurën e tij shqiptare, Kleofina.

Gjatë vizitës, çifti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë përmes një fotografie të përbashkët, ku shihen të përqafuar në Çarshinë e Jupave, një prej vendeve më ikonike të qytetit të Gjakovës.

Fotografia, e postuar në rrjetet sociale, shoqërohej me një mbishkrim të ngrohtë nga Pavard: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju. Le të ndalemi për një moment dhe të përqafojmë magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]