fbpx

Futbollisti i njohur shqiptar, baba për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë futbollisti, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai ka publikuar dy foto krah Arbnorës dhe djalit të tyre Klevisit. E shoqja është veshur me fustan të bardhë dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

“Dhurata më e madhe që mund t’i japësh dikujt është koha, vëmendja, dashuria jote dhe një mrekulli e re”, ka shkruar Taulanti krahas fotove.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]