Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fyejnë dhe shajnë Adem Jasharin- i vëllai i Mulla Sylejman Rexhepit

nga Revista Kosovarja

Vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni shanë rëndë Adem Jasharin

Mbi artikull

Vëllai i Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi e shanë rëndë Adem Jasharin sipas Bozhinovskit dhe thotë se kush i ka thënë atij të vdesë për Kosovë.

Në videon që publikon Zoran Bozhinovski rrugës duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL-UCK e Kosovës, kënaqen me muzikë serbe në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë se kush i ka thënë aty me vdekë për Kosovë, sipas Bozhinovskit.

Bëhet fjalë për udhëheqësit e Medreses Isa Beu në Shkup konkretisht vëllaun e Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi.

Moneytizer Paragrafi 4

Degjenerim, tallje dhe përbuzje me vlerat e UCK-së.

Në video janë, Qani Rexhepi vellau i Mulla Sules dhe njëherit edhe shef i Medreses, Kadri Krasniqi i punësuar në Medresen Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi.

Duke shkuar në Prishtinë tek zyret e OVL-UCK-së që të marrin mirënjohje për vëllaun tjeter të Sulejman Rexhepit Avdyl Rexhepi i cili ka punuar gjatë viteve 80-90 në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe ua ka djegur shpirtin shumë shqiptarëve nga Maqedonia dhe Kosova, shkruan Zoran Bozhinovski

https://www.facebook.com/Shqipmedia/videos/704915677004304/?v=704915677004304

https://www.facebook.com/zoranburevesnik11/posts/10222721918059170

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]