Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gabimet të cilat i bëjnë kur e ngjeshim brumin

nga Revista Kosovarja

Shikoni nëse i bëni edhe ju këto tri gabime më të shpeshta

Gabimi 1. Përdorimi i tepsisë ngjyrë të errët

Mbase kjo ju tingëllon si marrëzi, mirëpo ka logjikë: tepsia e errët më shpejt nxehet dhe janë më të mëdha shanset që brumi juaj të digjet nga njëra anë, ndërkaq mesi dhe pjesa e sipërme të mbeten të papjekura.

Pra, përdorni tepsi ngjyrë më të shndritshme, apo të qelqit të tejdukshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Gabimi 2. Përdorni të njëjtën masë për lëngje dhe për përbërës të thatë

Lëngun do të duhej ta matni në enë e cila është e dedikuar ekskluzivisht për matje të lëngjeve, e cila ka të shënjuara decilitrat, litrat… derisa përbërësit e thatë do të duhej t’i matni në peshore.

Kjo rregull nuk vlen vetëm nëse në recetën të cilën e përdorni për brumë të cilin do ta bëni, është e shënuar që të gjitha t’i matni me filxhanë, apo me lugë.

Gabimi 3. Nuk e matni drejt miellin

Nëse në recetë nuk shkruan sasia e miellit me gramë apo kilogramë, por: lugë, filxhanë… atëherë rrezikoni që brumi juaj të bëhet i thatë.

Luga duhet patjetër të jetë e rrafshët, si edhe filxhani. Këtë do ta arrini ashtu që me thikë do të hiqni tepricën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]