fbpx

Ganimete Musliu e quan Arben Vitinë “Ministër Vdekja”

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës. Nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, Musliu e quan Vitinë “ministër Vdekja” derisa i kërkon dorëheqjen.

Vitia është në qendër të kritikave pasi një hulumtim i Insajderit zbuloi se Kosova humbi qindra doza të vaksinave Pfizer për shkak se Vitia nuk nënshkroi marrëveshjen e arritur me kompaninë nga ish-ministri Armend Zemaj. Vitia mohoi lajmet e tilla.

“Minister Vdekja A e ke te qartë qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit?”, shkruan Musliu në Facebook.

“Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh!”, shton ajo.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10159036192053006

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]