fbpx

Ganimete Musliu jo vetëm për fjalime, dëgjone si këndon live

nga Revista Kosovarja

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kënduar live në një emision vere.

Musliu ka kënduar këngën “Mos e prek ushtarin tim”. Kjo këngë është e këngëtares Leonora Jakupi, të cilën Musliu e ka shoqe të ngushtë.

Kohë pas kohe, dyshja postojnë fotografi bashkë.

Pasi e këndoi këngën, Musliu tha se kjo këngë është shumë aktuale edhe tash, duke përmendur ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë.

“Është një këngë që fatkeqësisht është aktuale, sepse djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e po mbahen në Hagë padrejtësisht dhe po gjykohet padrejtësisht dhe dëshëm apo s’deshëm kjo kangë kur dëgjohet jep emocion, edhe vetëm ai, s’po thom që s’ka gjak shqiptari, po ai që s’e din vlerën e historisë së vetë s’ka emocion…”, ka thënë Musliu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]