Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ganimete Musliu: Vota për Bashën, tradhëti ndaj votuesve

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar pse nuk e votoi Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.

Mbi artikull

Ajo ka thënë se Basha e ka përçmuar UÇK-në, Drenicën e Hashim Thaçin.

Postimi:

I thash JO Dimal Bashes.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje.

Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit.

Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhëti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet.

Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë.

Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike.

Ne kemi nevojë për dinjitet!

Ky nuk është inat – ËSHTË PARIM.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]