240
Aksidentet e shpeshta me fatalitet dhe gjobat e Policisë së Kosovës, nuk po arrijnë t’i vetëdijësojnë shoferët kosovarë.
Sot, disa prej tyre, kanë vendosur që të garojnë mes vete dhe atë në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rrezikuar kështu jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në këto video shihen se këto gara ishin edhe me shikues. Dhjetëra shoferë kanë parkuar veturat e tyre skaj autostradës dhe kanë dalë jashtë për të përcjellë “spektaklin” që po ua ofrojnë garuesit.