Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gazeta britanike e bën ‘përrallë’ Encën

nga Revista Kosovarja

Daily Mail ka përdorë edhe fotografi të këngëtares shqiptare, Enca Haxhia, duke e futur në kolazhin e personazheve të njohur të Instagram që po ndryshojnë veten me ndërhyrjet që po bëjnë në fotografitë që postojnë.

Në publikimin për personazhe të Instagram që po ndryshojnë drastikisht dukjen e tyre, ata shkruajnë se këta personazhe me shumë ndjekës në rrjetet sociale po qortohen për fotot e dyshimta të vetes së tyre, duke i edituar në ekstreme format e tyre, ngjyrën e syve si dhe dhe vijën e nofullës.

DailyMail ka marrë fotot e Encës nga premiera e filmit ‘I Love Tropoja’, ku ajo ka marrë pjesë, ku prej tyre një fotografi është e bërë nga dikush tjetër dhe një është publikuar nga vetë ajo në Instagram, përcjell Gazeta Express.

E duke krahasuar të dy këto fotografi, gazeta shkruan se si një grua e bukur që shihet në foton e parë, nuk e kuptojnë pse do të donte të ndërronte.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas, ata kanë marrë edhe shumë shembuj të tjerë të këtyre ‘ndikuesve të rrjeteve sociale’, duke shfaqur mënyrat se si ata po deformojnë veten e tyre për të nxjerrë foto sa më të ‘veçanta’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]