fbpx

Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra

nga Revista Kosovarja

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Bledi Mane, ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

Gjatë një interviste në emisionin “eDiell” në “Top Channel”, të dielën teksa po flitej për “Sunny Hill” ka eskaluar gazetari shqiptar.

“Ju nuk perdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka, i cili ishte drejtpërdrejt në emision me lidhje skype.

“Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka – Mane.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]