fbpx

Gazetarja rumune bie në ujë gjatë raportimit live për përmbytjet

nga Revista Kosovarja

Gazetarja Iulia Damian nga Rumania ishte një hap larg tragjedisë, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga komuna Boroşneu Mare, Qarku Covasna, ku po raportonte nga mesi i ujërave që shkaktuan kaos në zonë

Gazetarja përshkroi përmasat e katastrofës, duke ecur nëpër ujërat që përmbytën komunën, në atë që dikur ishte një rrugë

Në një moment, gazetarja pa e ditur hyri në një hendek dhe mbeti e mbuluar nga uji për disa çaste. Ajo arriti të dilte në sipërfaqe vetë dhe u përpoq të qëndronte pezull, më vonë e ndihmuar nga kolegët dhe vendasit.

“Jam mirë! Sapo mora pak ujë,” tha Iulia Damian menjëherë pas incidentit.

Shikoni pamjet:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]