fbpx

Gazi Istogu po vjen me “Nëse të merr malli”

nga Revista Kosovarja

Gazi Istogu është ndër emrat e njohur e të pëlqyer të muzikës live, që i befason këndshëm të gjithë ata që e dëgjojnë.

I angazhuar në dasma, ahengje e mbrëmje muzikore, Gazi ia ka dalë që ta dëshmojë e konfirmoj para publikut talentin e zërin e tij të briliantë.

Gazi, së shpejti lanson coverin e këngës “Nëse të merr malli”, projekt ky që atij gjithmonë i ka pëlqyer shumë.

Rikorkestrimi i kësaj kënge, dikur të kënduar nga Gaz Rama dhe tani nga Gazi Istogu, është bërë nga Perparim Aruqi.

Gazi, premton se së shpejti do të vijë me projekte të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]