fbpx

Genta Ismailit askush nuk duhet t’ia tregojë këtë gjë…

nga Revista Kosovarja

Më nuk është aktive si dikur, pasi është bërë nënë dhe impenjimi i saj kryesor është për dy fëmijët e saj binjak.

Ndonëse jo më prezentë si dikur, për gjërat rreth muzikës dhe shou biznesit, ajo mendon njëjtë, shkruan “Kosovarja”.

Në pyetjen se çfarë rëndësie kanë komentet për Gentën, ajo thotë se sigurisht që e kanë rëndësinë e vet, sepse secili këngëtar bënë diçka për tu komentuar.

“Të gjithë duam të dëgjojmë komente pozitive, por ato jo gjithmonë janë të tilla. Komentet na ndihmojnë ta dimë se ku jemi, çfarë po pëlqehet e çfarë jo, ndonëse shijet janë të ndryshme. Thashethemet nuk ndalen asnjëherë.

Para disa kohësh u kam thënë familjes dhe shoqërisë që të mos më tregojnë asgjë çfarë lexojnë”, ka thënë Genta për “Kosovaren”.

Aktualisht këngëtarja po e shijon mëmësinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]