fbpx

Georgina dhe Ronaldo me shpirt human, bëjnë gjestin e papritur ndaj 7 vjeçarit

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij do të ndihmojnë 7 vjeçarin me pagesa për trjatimin e kancerit.

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë dhuruar para për të ndihmuar në financimin e trajtimit të kancerit të një fëmije.

I riu portugez Tomas, 7 vjeç, u diagnostikua me një kancer të rrallë të quajtur neuroblastoma në shtator 2019.

Pasi kanceri iu rikthye në tetor të vitit të kaluar, prindërit e Tomas apeluan për ndihmë financiare për të paguar operacionet e fëmijës trim dhe Ronaldo dhe e dashura e tij kanë dhuruar në mënyrë të admirueshme një kontribut për familjen.

Ish sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid gjithashtu një ambasador i ‘Save the Children’, ‘Unicef’ dhe ‘World Vision’ dhe më parë dhuroi bonusin e tij të Ekipit të Vitit UEFA prej 89,000 £ për ‘Kryqin e Kuq’.

Në dhjetor, ajo gjithashtu pa dorëzimin e një çeku 20,000 € Fesbal Banco de Alimentos (banka e ushqimit) në Madrid, Spanjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]