fbpx

Georgina Rodriguez vë në pah të pasmet në pamjet e reja nga pushimet

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodriguez ka mahnitur fansat e saj të shumtë edhe një herë të tjetër me fizikun e saj joshës.

E dashura e Cristiano Ronaldos u kujdes të vinte në pah të pasmet teksa lundronte në ujë përmes një mjeti për surf.

Modelja spanjolle, 29 vjeçe, në pamjet që ndau në llogarinë e saj të Instagramit u pa e veshure me bikini të zeza.

Çifti që janë përshtatur mirë me jetën në Arabinë Saudite pas transferimit të Ronaldos në Al-Nassr në janar – javëve të fundit kanë shijuar pushimet me miqtë e tyre

Influencuesja së fundmi postoi foto nga pushimet me legjendën Ronaldo, 38 vjeç, në një super-jaht në Sardenjë.

E njohur për paraqitjet e saj, Georgina edhe në fotot nga pushimet është shfaqur me çanta dhe aksesor të kushtueshëm.

Ndërkohë, Rodriguez kohëve të fundit është bërë imazhi më i ri i markës së njohur të veshjeve “Guess”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]