Gerard Pique dhe Clara Chia nuk e fshehin më lidhjen e tyre.
Ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka publikuar asnjë foto së bashku në rrjetet sociale, ata janë parë sërish bashkë në publik.
Futbollisti nuk ka ndërmend ta fshehë këtë iluzion të ri në zemrën e tij dhe vetëm pak ditë më vonë ai ka marrë pjesë me partneren e re në dasmën e një prej miqve të tij më të mirë, Albert Pedret, të mbajtur fundjavën e kaluar.
Këtë e ka konfirmuar revista “iHola!” në kopertinën e saj, ku shihet qartë çifti në një nga imazhet më të shumëpritura të momentit.
Siç shihet edhe në kopertinën e revistës, e reja kishte veshur një fustan të gjatë me vija dhe shumëngjyrëshe.
Flokët e saj ishin në një stil të ngjashëm me atë të Shakiras, me flokët e gjata bionde.
Ndërkohë, lojtari i Barcelonës ka zgjedhur një kostum, me këmishë të bardhë dhe pa kravatë.