fbpx

Gerard Pique tregohet agresiv ndaj fotografëve, thuhet se ka thyer telefonin e njërit prej tyre

nga Revista Kosovarja

Javët e fundit kanë qenë plot tension si për këngëtaren Shakira, ashtu edhe për lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique.

Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, lajmet për ta kanë qenë të pandërprera dhe raportet e fundit nuk e tregojnë qendërmbrojtësin në një dritë të mirë të tij.

Sipas Socialite, katalanasi u përball me Jordi Martin, një fotograf i njohur i shtypit, madje i theu celularin.

Programi i prezantuar nga Maria Patino zbuloi dëshminë e Martinit dhe, sipas tij, Pique nuk e pranoi në mënyrën më të mirë shtypin që e ndiqte.

Martin ishte ndër paparacët që po përpiqeshin të merrnin imazhe të futbollistit dhe ai pësoi nga zemërimi i ish-partnerit të Shakirës.

“Ai hodhi celularin tim në tokë dhe u nis me makinën e tij, ai theu disa drita të kuqe”, tha Martin.

Mesa duket Pique gjithashtu ka fyer edhe paparacët e pranishëm, shkruan Marca.

“Kur Jordi e pyeti në aeroport, ai u zemërua përsëri”, raportoi Telecinco.

Mbetet për t’u parë nëse, ndryshe nga kohët e fundit, Pique vendos të japë anën e tij të historisë.

As Shakira nuk po kalon një kohë të mirë. Në ditët e fundit, këngëtares iu desh të telefononte ‘Mossos d’Esquadra’ pasi dy përndjekës pikturuan mbishkrime në shtëpinë e saj.

Duket se këngëtares kolumbian po përndiqet nga dy burra dhe njëri prej tyre u zbulua pak ditë më parë me duart plot bojë, ndonëse autoritetet e lanë të lirë për mungesë provash të forta.

Një tjetër nga ndjekësit, nga ana tjetër, vazhdon t’i dërgoi letra Shakirës.

Shakira thuhet se është gjithnjë e më e dëshpëruar për t’u transferuar në Miami me fëmijët e saj dhe për t’u larguar sa më parë nga Barcelona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]