fbpx

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

nga Revista Kosovarja

Prej disa kohësh, në mesin e të famshmëve botërorë por edhe vendorë, po dëshmohet një trend i ri: heqja e filler-ëve.

Buzët e trasha dhe mollëzat e theksuara nuk janë më as trend, e as bukuri.

Loredana Zefi, Santiana Maloku dhe së fundmi – në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu – edhe Kader Kicaj, i janë bashkuar listës së atyre që kanë pranuar publikisht ndryshimet në fytyrë në funksion të heqjes së mbushjeve nga shiringat.

E radhës është edhe influencerja Gerta Shino.

Ajo duket krejtësisht ndryshe pas rikthimit në natyralitet, siç ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale.

“Para katër ditësh hoqa gjithë filler-ët nga buzët. Kjo jam unë 100% natyrale, pa asgjë të bërë në fytyrë. Gëzohem që u njohëm,” është shprehur Shino.

88% e ndjekësve të saj e kanë mirëpritur ndryshimin – një tjetër shenjë që çdo herë e më shumë, trendet e bukurisë po kthehen drejt normalitetit, larg nga vitet e ‘çmendura’ që çuan shumë vajza e gra gati në shpërfytyrim.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]