Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka ndarë arsyet që e shtynë të marrë pjesë në këtë spektakël të njohur.
Në një intervistë së fundmi, Gerta ka treguar se dashuria për formatin ishte një nga motivet kryesore.
Loja e Big Brother më ka pëlqyer prej vitesh. Kam pasur gjithmonë qëndrimet dhe opinionet e mia, por e shikoja spektaklin nga jashtë si një komentatore dhe më tërhiqte gjithmonë. Kur fillova ta komentoja, fillova ta doja edhe më shumë
Ajo tha se për të, pjesëmarrja ishte një sfidë që e kishte menduar prej kohësh.
Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marr vendimin për të hyrë aty. Pa dyshim, kishte dhe një qëllim për karrierën time, por nuk e fsheh që pjesë e arsyes ishin edhe paratë
Gazetarja tregoi gjithashtu se përjetimi i lojës brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.
Kur je brenda, ndien një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për pjesëmarrjen time
Kujtojmë se Gerta nuk arriti të ishte pjesë e finales së madhe të këtij edicioni.