fbpx

Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është nisur për New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]