fbpx

Gërvalla i reagon mediumit zviceran, i cili akuzoi UÇK-në për krime

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk është ndarë e kënaqur me intervistën që ka dhënë për një medium zviceran pasi sipas saj në artikull ka pasur shtrembërime të fakteve përmes komenteve.

Ajo i ka reaguar mediumit “Neue Zürcher Zeitung” të cilët në komentin e tyre kishin akuzuar UÇK-së se kishin vrarë pjesëtare të pakicave dhe vrasje të oponentëve politik.

Gërvalla nuk është pajtuar me këto komente duke e akuzuar mediumin për publikime të pavërteta.

“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un që tha se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.

“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]