fbpx

Gërvalla: LDK dëshiron të qeverisë vetëm me PDK-në

nga Revista Kosovarja

Deputetja Donika Gërvalla, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicioni, duke thënë se LDK synon bashkëpunim vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka komentuar refuzimin e Abdixhikut për ftesën e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për një koalicion të mundshëm ndërmjet dy partive opozitare.

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm,” ka shkruar Gërvalla.

Deklaratat e saj vjen pas propozimit të Abdixhikut për një qeveri tranzicioni, të cilin ai e paraqiti si alternativë pas ftesës së Kurtit për bashkëqeverisje me LDK-në.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]