fbpx

Getinjo godet kuq e zi në zemër të Italisë

nga Revista Kosovarja

 

Getinjo dhe Mozzik po vazhdojnë turneun e tyre të suksesshëm në Itali, ku janë pritur me ovacione dhe dashuri nga shqiptarët e diasporës.

Në qytetin e Firences, atmosfera ishte elektrizuese teksa vëllezërit sollën hitet e tyre më të njohura.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte paraqitja e Getinjos, i cili u shfaq me një bluzë kuq e zi të zbukuruar me shqiponjën dykrenare, si simbol i krenarisë kombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo njihet për qëndrimet e tij patriotike dhe për faktin se në çdo koncert jashtë vendit nuk harron të përshëndesë publikun me simbole kombëtare dhe mesazhe bashkimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]